HomeSport

Klubet e Superiores letër me 4 kërkesa Ramës

Klubet e Kategorisë Superiore i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku i kanë bërë me dije kërkesat e tyre pas mbledhjes së fundit të Ligës Profesioniste me FSHF-në.

Ata shkruajnë se pandemia ka dëmtuar financat e tyre, ndërsa e ardhmja duket mjaft pesimiste, ndaj pas bojkotimit të sezonit të ri, 10 klubet e Kategorisë Superiore i bëjnë thirrje kreut të qeverisë të përmbushë:

1.Ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve

2. Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%

3.Faljen e gjobave dhe kamatvonesave

4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.


TË NGJASHME