HomeSport

Klubi grek kërkon me ngulm Sadikun

Aris i Selanikut është ekipi grek që interesohet për shërbimet e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku.

27-vjeçari nuk po kalon një moment të mirë në karrierë, ku dy aventurat e tij me Legën e Varshavës, e aq më tepër me Levantes kanë rezultuar të dështuara.

Portali  “4-4-2.com” raporton Aris Thessaloniki i ka bërë një ofertë Sadikut. Mësohet se klubi dëshiron të huazojë sulmuesin.

Sulmuesi elbasanas u detyrua të lërë Spanjën, pasi nuk ia doli të zërë një vend në formacionin bazë, duke mos shënuar asnjë gol me fanellën e Levantes.

Sadiku konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren e trajnerit Panuçi, ndonëse u la jashtë në ndeshjet e fundit, sulmuesi është pika e referimit të sulmit kuqezi/shekulli.com


TË NGJASHME