HomeSport

Klubi i madh italian drejt shitjes, miliarderi i famshëm i interesuari kryesor

Milani mund të blihet nga firma e famshme e modës “Luis Vuitton”.

Një avokat italian zbulon për median “Telelombardia” se disponon kopjen e kërkesës së presidentit të “Louis Vuitton” Bernard Arnu për të blerë aksionet e klubit kuqezi nga kompania “Eliot”. Njëkohësisht, avokati shton se kjo kërkesë është bërë që në muajin nëntor.

“Unë disponoj një kopje autentike të dokumentit për kërkesën e ‘Louis Vuitton’ për të blerë Milanin. Ky dokument daton që prej muajit nëntor”, shprehet avokati italian Antonelo Martinez.

Nuk është hera e parë që përmendet se “Louis Vuitton” dëshiron të bëhet pronarja e re e Milanit. Prej kohësh, është përmendur se klubi do t’i kalojë firmës së famshme franceze të prodhimit të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë duke premtuar të sjellë në “San Siro” yjet Lionel Mesi e Kilian Mbape si dhe trajnerin Jurgen Klop.

Por, këto kanë mbetur thjesht spekulime që janë hedhur poshtë nga drejtuesit e Milanit.
“Djalli” pësoi dje humbjen më të rëndë në 21 vite duke u shpartalluar në Bergamo 5-0.


TË NGJASHME