HomeSport

Klubi ku do të mbyllë karrierën? Përgjigjet Lionel Messi

Një prej lojtarëve më të mirë të botës, Lionel Messi, së fundmi në një intervistë të dhënë për mediat, është shprehur se ai dëshiron të mbyllë karrierën te Barcelona.

“Sa vjen dhe më shumë më forcohet ideja për ta mbyllur karrierën tek Barcelona. Dua të pensionohem këtu”, është shprehur Messi

Gjithashtu “pleshti” ka folur edhe për rikthimin e tij pas dëmtimit. “Unë ende nuk jam në formën time më të mirë. Pas ndeshjes me Sevillan e ndjeva veten të lodhur. Do vij në formë pak nga pak”, ka thënë nr. 10 i katalanasve.


TË NGJASHME