HomeSociale

KMSH: Rinis aktiviteti fetar në të gjitha xhamitë e vendit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vendos të rifillojë aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit, pas ndërprerjes dy mujor prej koronavirusit.

Në një letër drejtuar të gjitha myftinive në vend, KMSH përcakton edhe protokollin e masave që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë.

Sipas KMSH, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale.

Protokolli i masave:

  • Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi
  •  Marrja e abdesit në shtëpi.
  • Mbajtja e maskës dhe e dorezave.
  • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personaleMbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.
  • Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
  • Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.
  • Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.
  • Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj.
  • Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.
  • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup. Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave.
  • Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll. H. Bujar Spahiu Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipëris


TË NGJASHME