HomePolitikë

Knut Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçi

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i PE në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.

Pas emërimit ka reaguar ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 “I lumtur që të punojmë drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kryetarit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.”, thuhet në reagimin e Fleckenstein.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME