HomePolitikë

Koalicioni i PS-së për zgjedhjet, çfarë thotë Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë pas firmosjes së koalicionit të PS-së me partitë aleate tha se zgjedhjet nuk mund t’i ndalë askush, ndërsa shtoi se është i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet.

Mandati i parlamentit është tejet legjitim. Ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA-ve përmes Palmer, apo dhe qëndrimi i BE, i cili nxit të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ritheksoj dhe njëherë se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të bllokojë zgjedhje të lira. Nuk jam Nostradamus por di që afatet zgjedhore janë kushtëzuese.“, deklaroi Balla.


TË NGJASHME