HomeSociale

Kodi Penal/ Spiropali: Shpresojmë që presidenti do e dekretojë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal tha se ishin të domosdoshme për situatë aktuale ku ndodhet vendi.

Gjatë një interviste televizive, Spiropali deklaroi se shpreson se presidenti Ilir Meta do i dekretojë, duke u nisur dhe nga arritja e një mirëkuptimi paraprak me kreun e shtetit pak para votimit të tyre në parlament javën e kaluar.

Gjithmonë kështu ndodh në kohë të vështira. Njeriu kupton se janë disa gjëra më të rëndësishme se zënkat e përditshme.  Ne si qeveri nuk jemi marrë me politikën e ditës shpresojmë që edhe opozita zyrtare ose jo të mos merret me politikën e ditës edhe pse disa shenja jo të mira i ka dhënë. Sa i takon ndryshimeve në Kodin Penal për të cilën patëm mirëkuptim me presidentin, ishte i domosdoshëm ndryshimi pasi kemi krejtësisht vakum në të drejtën tonë penale sa i takon karantinimit, situatës së epidemisë dhe shpresojmë që presidenti do e dekretojë me ndryshimet përkatëse. Patëm konsulim paraprak dhe jemi në kohë të mirë” “Shpresojmë në kohë normale të gjemë fjalën se s’ka nevojë për pandemi e epidemi të punojmë bashkë. Por mos shpresoni për paqe” tha Spiropali.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME