HomeSport

Koeman: Virgil van Dijk e meriton “Topin e Artë” më shumë se Messi

Sipas Ronald Koeman, është mbrojtësi i Liverpool Virgil van Dijk, ai që mertion më shumë fitimin e “Topit të Artë“, për këtë sezon. Sezoni i shkëlqyer i Van Dijk me Liverpool dhe arritja e suksesit në Champions League kanë bërë që ai të marri vlerësim maksimal nga Koeman.

Koeman është shprehur se ish-mbrojtësi i Celtic dhe Southhampton, e mertion këtë trofe edhe më shumë së Lionel Messi.

“Ky trofe zakonisht u jepet lojtarëve që bëjnë ose krijojnë gola vendimtare, por nëse ndonjëherë duhet t’i jepet mbrojtësve, ajo kohë është tani. Sipas mendimit tim, Messi është lojtari më i mirë, por unë gjithashtu mendoj që ju duhet të fitoni trofe me ekipin tuaj për të qenë konkurrent”, përfundoi holandezi.


TË NGJASHME