HomePolitikë

“Koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë!”, Meta shpërndan mesazhin e Papa Françeskut

Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me mesazhin e Papa Françeskut, ndërsa ka bërë thirrje që qeveritë të dëgjojnë qytetarët.

Përmes një mesazhi në “Facebook” kreu i shtetit theksoi se është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë.

MESAZHI I METËS
Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.
KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË!


TË NGJASHME