HomeLajmi i Fundit

Kokaina/ I kërkuari, djali i avokatit që u arrestua në 2015-n, reagon avokati

Zbardhet emri i personit të shpallur në kërkim nga policia, pas operacionit për goditjen e trafikut të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri, përmes Greqisë.

Gentian Malindi, është një nga pritësit e kokainës në portin e Durrësit, djali i avokatit durrsak Ilir Malindi. Gentian Malindi ka qene edhe me pare i proceduar per trafikim hashashi. Malindi ka akses në port pasi ka anijen e peshkimit ”Anyway”, thane burimet. Sakaq mesohet se 137 kg kokaine qe ishte ne kontenieret e ardhur nga Ekuadori, e qe me pas u zevendesua me oriz per te futur ne kurth trafikantet, eshte marre ne dorezim nga policia shqiptare.

“Policia Shqiptare organizoi dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019.

Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s.

U sekuestruan 137 kg kokainë dhe u arrestuan A.B, dhe A.M të dy banues në Durrës u shpall në kërkim G.M.

Këta shtetas ishin pritësit e drogës në Durrës.

Në port duke shfrytëzuar faktin se kishin akses në Port bënë të mundur nxjerrjen e ngarkesës nga kontenieri dhe dërgimi në një zonë që e mendonin të sigurt”, tha policia.

DETAJET

Ilir-Malindi-

Avokati Ilir Malindi, babai i te shpallurit ne kerkim eshte arrestuar ne vitin 2015 pasi sipas policise, njoftonte ne ate kohe se: “Ky shtetas  në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i dërguar SMS nëpërmjet telefonit celular shtetasit me iniciale S.B me profesion gazetar”.

Avokati ka deklaruar se i biri nuk ka fare lidhje me këtë trafik, por e kanë shpallur në kërkim, vetëm pasi dikush nga të arrestuarit i ka përmendur emrin..

“Djali im s’ka lidhje fare me bllokimin e lendes narkotike ne port. Eshte shpallur ne kerkim pasi dikush nga keta qe jane arrestuar kane permendur emrin e tij. Djali nuk ka asnje lidhje. Do merremi ne rruge ligjore. Nuk ka asnje prove apo pergjim qe implikon tim bir. Ai do të qendroj ne arrati deri ne momentin qe do te marrë zgjidhje kjo situate ne rruge ligjore”- ka thënë ai në një reagim për “Panorama”.