HomeLajme

Kokainë me stemën e ekipit të Elbasanit?!

Mbi 600 kg kokainë e pastër është bllokuar nga autoritetet braziliane. Referuar mediave vendase destinacion i lëndës narkotike ishte Europa.

Megjithatë në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij qyteti. Vlera e kokainës në treg, sipas mediave vendase arrin 9 milionë dollarë.

Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit, ku policia arrestoi edhe katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një grua. D

Dy nga të arrestuarit, po shoqëronin kamionin me kokainë. Shoferi ka treguar se do të merrte 10 mijë dollarë për transportin e drogës. Autoritetet braziliane vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin dhe kush ishin porositësit e kokainës.

Ky lajm vjen, ndërsa pak ditë më parë u sekuestruan 137 kg kokainë në Portin e Pireut, ndërsa Porti i Durrësit ishte destinacioni i fundit i lëndës narkotike. Kokaina në këtë rast vinte nga Ekuadori. “Alba Exotic Group”, kompania që tentoi të transportonte 137 kilogramë kokaine kishte kryer plot 151 udhëtime me të njëjtin itinerar


TË NGJASHME