HomeSociale

Kokainë me vlerë 600 mijë euro, arrestohen shqiptari dhe grekja në Itali

Një shqiptar, 35-vjeç dhe një greke 25-vjeç, janë arrestuar nga policia italiane ditën e sotme, në Firence,  pasi iu gjetën 2 kilogramë kokainë të fshehur në makinë.

Sipas mediave italiane, ata po udhëtonin  me një makinë me targa holandeze dhe pas kontrollit të policisë u zbulua një ndarje e bërë në pjesën e sipërme të makinës, e cila hapej nga brenda makinës nëpërmjet butonit që hapte xhamin e derës së pasme të makinës.

Aty ishte fshehur 2 kilogramë drogë e pastër, e cila do të ndahej në 15 mijë doza, me vlerë 600 mijë euro në treg.

Capture1

TË NGJASHME