HomeSociale

Kolegji Zgjedhor përcakton trupat gjykuese për paditë e LSI dhe PD

Kolegji Zgjedhor hedh në short padinë e bërë nga LSI kundër KQZ për vendimin e datës 23 maj 19, për mosregjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve për PD dhe LSI.

Ky vendim ka bërë që subjektet politike t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor pranë gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e  tij. Trupa gjykuese në lidhje me padinë e barë nga LSI, do të përbëhet nga Ridvan Hado, kryesues dhe Artur Malaj, Tomor Skreli, Gjin Gjoni dhe Lindita Sinanaj, anëtarë.

Për shqyrtimin e ankimit te PD për të njëjtin vendim të KQZ-së, trupa gjykuese do të  përbehet nga Lindita Sinanaj kryesues dhe Artur Malaj, Tomorr Skreli, Ridvan Hado dhe Astrit Kalaja anëtarë.

Në këtë kërkesë të paraqitur nga dy subjektet politike argumentohen  arsyet që hedhin poshtë vendimin e marrë nga KQZ, ku në nenin 29 të kodit zgjedhor pika 4, thuhet se në rastin e zgjedhjeve vendore, renditja përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi për këshillat vendor në zgjedhjet pararendëse nga partitë parlamentare.

Por në vendimin e saj KQZ argumenton se dy partitë politike që kanë paraqitur kërkesën për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve LSI dhe PD, nuk konsiderohen subjekte zgjedhore e për pasojë nuk kanë interes të ligjshëm për zgjedhjet vendore. Por duke parë përbërjen e  KZAZ-ve pika 1 e kodit zgjedhor, parashikohet se 2 anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, 2 anëtarë propozohen nga partia kryesore parlamentare në këtë rast PD dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare në këtë rast LSI dhe një anëtar nga partia e dytë opozitare. Anëtari i 7-të propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare. I takon Kolegjit Zgjedhor që të marrë vendimin nëse dy partitë opozitare do të mund të emërojnë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.


TË NGJASHME