HomePolitikë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e BD për …

Padia e BD për rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershiorit në bashkinë Selenicë është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor.

Bindja Demokratike ankimoi për rezultatin e 5 bashkive asaj të Selenicës, Shijakut, Kurbinit, Tiranës dhe Beratit.

Pas marrjes së vendimit, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha se: “Ne kemi nevojë për ndryshime të thella politike që duhet të sistemi zgjedhor, ndryshime që nuk i lënë partitë e mëdha të vjedhin vota, siç ndodhi edhe kësaj here kur nuk kanë nevojë të vjedhin vota dhe një proces që ti japë akses transparencës dhe jo mbulimit të së vërtetës e manipulimit.

Qenia e BD ishte përpjekje për të vërtetuar këtë sistem të keq të funksionim, përpjekje që partitë e tjera që nuk hynë në zgjedhje nuk i bëjnë dot sepse nuk legjitimohen fare për të ndjekur procesin e ankimimit. BD shërbeu për të treguar se sa keq funksionin sistem zgjedhor ku njëra palë vjedh vota dhe gjykata më tepër se të bëjë transparencë ka hall të mbuloj manipulimin që ka ndodhur.”

Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë gjithashtu edhe ankimimin e Leonidha Hristos për Bashkinë Finiq

Gjatë mbledhjes Topalli tha se janë evidentuar shkelje të rënda administrative, në votime dhe numërime.

Sipas tij këto shkelje janë dokumentuar nga vëzhguesit e Bindjes, edhe pse nuk kanë mundur të jenë të akredituat pasi KQZ nuk i ka pranuar. Topollaj  tha se KQZ nuk ka kthyer fare përgjigje edhe pse Kodi Zgjedhor është i qartë.


TË NGJASHME