HomeShowbiz

Koleksioni gjigand i këpucëve të Morena Tarakut

Morena Taraku njihet tashmë për jetën e saj tepër luksoze, të cilën nuk nguron ta tregojë dhe në rrjetet sociale. Këngëtarja ndan shpesh me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ foto të ndryshme nga blerjet e kushtueshme të cilat bën herë pas here.

Nëse do të shihni me vëmendjen llogarinë e Morenës, do të dalloni lehtësisht se një nga fiksimet më të mëdha të saj janë atletet dhe këpucët e ndryshme. Nga markat më të njohura si ‘Jimmychoo’, ‘Dsquared’, ‘Balenciaga’, ‘Dolce Gabana’, ‘LV’, ‘Saint Laurent’, por dhe ngjyrat më të ndryshme, garderoba e Tarakut ka gjithmonë këpucët e duhura për çdo veshje.

Kujtojmë se prej disa kohësh Morena është duke jetuar në Turqi, aty ku po merret me disa projekte të reja të sajat.


TË NGJASHME