HomeShowbiz

Koleksioni më i ri nga Dua Lipa, disa detaje të fundit

Dua Lipa muaj më parë kishte njoftuar se në bashkëpunim me markën e njohur ‘Pepe Jeans’ janë duke punuar për lansimin e koleksionit të ri të veshjeve.

Minuta më parë këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram klipin promovues ku dukej shumë atraktive në xhinset në dizajnimin e të cilave ka ‘gisht’ edhe ajo.

Image result for dua lipa

Në videon promovuese ajo njoftoi se në javën e parë të shtatorit bëhet lansimi i koleksionit “Më 3 shator, koleksioni zyrtar me Pepe Jeans. Shihemi në Londër”.

Dua shpalli edhe një konkurs për fansin që do të dizajnonte veshjen xhins më të bukur, të ndërthurur me imazhin e saj, dhe ky fans do të fitonte biletën për të qenë prezent në eventin e artistes Lipa.


Këngëtarja gjithashtu publikoi në Instagram një video promovuese të koleksionit të saj më të ri me “Pepe Jeans”, në të cilën shfaqet në disa skena mjaft provokuese.


TË NGJASHME