HomePolitikë

Komandanti i Nato-s: Rusia po ndikon në integrimin e Ballkanit përmes mbështetjes së disa partive politike

Komandanti i forcave amerikane në Europë, Curtis Scaparrotti, është shprehur se Rusia vazhdon të jetë “kërcënimi kryesor” për sigurinë euro-atlantike, duke shprehur shqetësime për rrugët që po krijon Rusia për të hyrë në Ballkan. Ai më tej thotë se Rusia përmes dezinformimit, përmes fondeve dhe mbështetjen e disa partive po punon kundër integrimit të rajonit.

“Nëse flasim në përgjithësi, këto përpjekje janë duke dëmtuar integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike, Bashkimi Evropian dhe NATO. Ky është objektivi i tyre i përgjithshëm. Fillimisht ata e bëjnë një gjë të tillë përmes dezinformimit, përmes fondeve dhe mbështetjes ndaj disa partive. Ne shohim se një gjë tillë është rritur në Ballkan në gjashtë apo tetë muajt e fundit”, ka thënë Scaparrotti para Komitetit amerikan.


TË NGJASHME