Lajme Sport

Kombëtarja niset drejt Stambollit, ja formacioni i mundshëm kundër Turqisë

Këtë mëngjes, rreth orës 09:20, Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Stambollit, ku ditën e nesërme në 20:45 do të përballet me Turqinë. Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2020” dhe rezultati pozitiv, është jetik për kuqezinjtë.

Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku janë futbollistët që do të mungojnë në këtë sfidë për shkak të problemeve të ndryshme. Në listën me 25 futbollistët e grumbulluar nga tekniku Reja, bie në sy afrimi i tre lojtarëve të rinj: Sehati, Seferi dhe Marash Kumbulla.

Tekniku Reja është shprehur se ky është shansi i fundit për të luftuar për kualifikim dhe detyrimisht kërkohët vetëm fitorja. Me këtë synim, numri një i stolit kuqezi pritet të hedhë në lojë një ekip të ekuilibruar që do të shohë edhe përpara. Skema e preferuar mund të jetë 3-5-2 dhe formacioni që kuqezinjtë mund të zbresin në fushë është i tillë: Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla(Dermaku); Roshi, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani; Manaj, Cikalleshi.

Related posts

Samiti/ Putin dhe Kim Jong-un premtojnë…

Mila

Tiranë/ Shpërndante heroinë afër shkollave, arrestohet 29-vjeçari

Mila

Frikë për jetën, policia lëshon urdhër mbrojtjeje për Kylie Jenner

emanuela
Na Kontaktoni!