HomeSport

Kombëtarja përballë një kalendari të vështirë, Edy Reja: Si trembemi askujt

Deri më tani, nën drejtimin e teknikut Edy Reja, përfaqësuesja shqiptare në dy ndeshjet e zhvilluara ka një fitore dhe një humbje. Ka shënuar dy gola dhe ka pësuar vetëm një, një gol i ardhur nga vetëm një goditje në portë. Ecuria deri më tani duket e kënaqshme sipas trajnerit Reja, por jo plotësisht. Në ndeshjen ndaj Islandës, me atë çfarë Shqipëria dha në fushë, meritonte një rezultat tjetër.

Me grupin e lojtarëve që ka tani në dispozicion, trajneri Reja mund ti zhvillojë pa frikë të gjitha ndeshjet e mbetura të kualifikueseve “Euro 2020“. Reja ka shprehur dëshirën për të vijuar më gjatë bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit, gjithnjë nëse të dy palët do të bien dakord për rinovimin e kontratës e cila skadon në nëntor, pas përfundimit të kualifikueseve.

Megjithatë, deri në atë moment, ka ende shumë rrugë dhe duhet shumë punë. Si fillim, Shqipëria ka një kalendar ferri në ndeshjet e ardhshme. Si fillim, 3 nga 4 ndeshjet do të jenë në transfertë. Më 7 shtator, është përballja me kampionët në fuqi të botës Francës, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë. 3 ditë pas kësaj sfide, do të jetë përballja në Shqipëri kundër Islandës. Pas këtyre dy sfidave, do të jenë në tetor edhe dy transfertat e tjera, të cilat do të zhvillohen respektivisht kundër Moldavisë e më pas Turqisë. Edy Reja, respekton të gjithë kundërshtarët, por nuk ka frikë asnjë, sipas tij ndeshjet në fillim duhen luajtur e më pas duhen bërë llogaritë.


TË NGJASHME