HomeSociale

Kombinat, rehabilitohet sheshi në rr. Petraq Leka

E gjithë kjo zonë është kthyer në shërbim të banorëve të këtij komunitetit e veçanërisht të fëmijëve që të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.

Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të rehabilituar këtë shesh i cili ofron mjedise argëtuese për fëmijët e njësisë nr. 6, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.

Investimet në zonën e Kombinatit tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, duke u mundësuar banorëve ambiente të rehabilituara, lulishte dhe kënde lojërash pranë banesave të tyre.


TË NGJASHME