HomeModa

Kombinime të reja për t’u dukur me stil në dimër

Këtë sezon bëhuni gati të ndryshoni gardërobën tuaj dhe hapi i parë për ta bërë këtë gjë është pikërisht largimi nga “uniforma” dimërore… Ky dimër është shumë më tepër sesa një pulovër e zezë apo një palë xhinse të zakonshme me shtrat të lartë, ky dimër është një sfidë për ju…

Hapi i parë në ndryshimin e stilit të veshjeve dimërore konsiston në një kombinim të ri të tyre… Në listën e mëposhtme do të gjeni 5 mënyra të reja për t’u dukur me stil në dimër.

Vishuni me shumë shtresa
Nëse dëshironi të jeni vërtetë ngrohtë në dimër, nuk keni përse të “fshihni” shtresat që keni veshur poshtë palltos apo xhupit tuaj. Për shembull, mund të vishni poshtë palltos një xhaketë të leshtë ose një xhaketë lëkurë e poshtë saj një pulovër të ngrohtë.

Konsideroni blerjen e një xhupi me detaje florale
Për të gjitha ju që refuzoni ta pranoni ikjen e verës, një xhup me detaje florale mund t’jua lehtësojë dhimbjen! Këtë tip xhupi mund ta vishni pa e vrarë mendjen e sërish do të dukeni bukur. Një palë pantallona të zeza të ngushta dhe një palë atlete converse do të ishin një zgjedhje shumë e mirë!

Mos u frikësoni nga shkëlqimi metalik
Qëndroni në modë duke bërë një veshje “total black” e duke e thyer me një xhaketë me shkëlqim metalik. 
Qëndroni me ngjyrat pastel
Nuk ka asnjë rregull që ndalon ngjyrat e hapura në dimrin e ftohtë… Ndërtoni një kombinim të bazuar në këto ngjyra dhe do të kuptoni se nuk keni dalë kurrë nga pranvera…
Kostumet e leshta me pantallona
Pantallonat e leshta janë po aq të rehatshme sa edhe pulovrat e tilla. Një kostum i leshtë do të dukej shumë bukur nëse do ta kombinonit me një xhaketë “oversize” në një ngjyrë që krijon kontrast! Me këtë look do të qëndroni po aq rehat sa me një palë pizhama…

TË NGJASHME