HomeShowbiz

Kombinimin më super të palltos bezhë që kemi parë, e bëri Margot Robbie!

Bardhë dhe bezhë: kaq mjafton për një kombinim të jashtëzakonshëm, edhe pse minimalist. Pamë një sezon të modës ku shpërtheu neoni, ngyrat, linjat e kuruara. Por minimalizmi është një trend që rikthehet vazhdimisht në botën e modës. Me gjërat e duhura, një veshje tejet e thjeshtë mund të duket e jashtëzakonshme! Margot Robbie e ka kuptuar këtë gjë.

Aktorja u shfaq në Londër së fundi me një pamje tejet shik: një fustan të bardhë të plotë dhe të derdhur, kombinuar me një cantë të vogël bardhë (Chanel) dhe një pallto klasike ngjyrë bezhë me këpucë të së njëjtës ngjyrë nga Pierre Hardy. Një paletë e kufizuar ngjyrash, por me efekt maksimal!!


TË NGJASHME