HomeShowbiz

Komediani ukrainas fiton zgjedhjet për president, Jul Deda dhe Bes Kallaku urojnë të kenë fatin e tij

Komediani Volodymyr Zelenskiy ka fituar zgjedhjet në Ukrainë dhe shumë shpejt do të marrë postin e presidentit. Eksperienca e tij e vetme në politikë ka qenë kur ai luante rolin e presidentit në disa seri televizive, ndërsa tani këtë punë do ta kryejë edhe në jetën reale. Nga 85% e votave komediani arriti të fitonte 73.4% të tyre, duke mundur presidentin në fuqi Petro Poroshenko, që mori vetëm 24.4% të votave. Lajmi për fitoren e Zelenskiy u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, duke qenë se është diçka e pazakontë. Për shkak të kësaj, kanë reaguar edhe komedianët shqiptarë, të cilët kanë uruar që të kenë fatin e kolegut të tyre. Ndër ta ishin Julian Deda dhe Bes Kallaku, që kanë treguar se nuk do ishte keq që diçka e tillë të ndodhte edhe në Shqipëri. Besi ishte i pari i cili publikoi lajmin në ‘Instagram’ dhe përkrah tij shkruante: “Duhet menduar mirë kjo punë”.

Ndërsa Julian Deda publikoi një foton e tij me mbishkrimin: “Mirë se vini në epokën e komedianëve. Shqipëri paç fatin e Ukrainës”.

Ndoshta kjo mbetet në kuadrin e shakasë, por duke ditur sa shumë njerëz i duan si artistë, me siguri Besi me Julin do të shpalleshin fitues për president, nëse në vendin tonë do të varej nga votat e publikut. 


TË NGJASHME