HomeShowbiz

Komenti pikant i ndjekëses,Tayna ka përgjigjen epike

Tayna pas një sezoni shumë të suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri ku pati shumë koncerte dhe projekte të suksesshme, tashmë ka zgjedhur që të pushojë në Amerikën e largët. 

Sigurisht që s’mund të mungojnë dhe postimet e shumta për ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe me fotot e fundit, reperja seksi ka tërhequr vëmendjen e simpatizantëve të saj dhe jo vetëm.

Në këto foto reperja shfaqet me rrobabanjo dhe shkruan se është ëndrra e çdo vjehrre.

“Ti gjithçka mund të jesh vetëm nuse jo”, i shkruan një ndjekëse.

“Mirë e ke, unë jam dhëndri”, i përgjigjet Tayna duke shkaktuar të qeshura mes ndjekësve e replika të shumta.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Tayna njoftoi se pas këngëve të shumta rep që u kthyen në hite, po përgatit një baladë e cila pritet të dalë shumë shpejt.

aga.jpg
vjer.jpg

TË NGJASHME