HomePolitikë

Komisioneri për Zgjerimin në BE: Ja kur është e mundur hapja e negociatave

Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi, sa i takon hapjes së negociatave ka deklaruar sot se “Të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Gjatë fjalës së tij Varhelyi tha se sot ka pasur një mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

“Ky është takimi parë i këshillit të ministrave të jashtëm ku marr pjesë në postin e komisionerit për zgjerim. Jam shumë i lumtur për detyrën që më është dhënë. Diskutuam gjatë mëngjesit me ministrin e jashtëm në detyrë të Shqipërisë dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut. Ishte një diskutim mjaft ikurajues. Duhet të ecim përpara dhe të korrigjojmë gabimin që u bë në tetor dhe të arrijmë të nisim negociatat e pranimit me të dyja vendet pranverën e ardhshme.”, pohoi komisioneri Varhelyi.


TË NGJASHME