HomePolitikë

Komisioneri për Zgjerimin: Reforma zgjedhore të mbyllet sipas …

Çështja e Reforma Zgjedhore, pas reagimeve të ambasadorëve në Tiranë, ka nxitur një reagim edhe nga Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel, Oliver Varhelyi.

Varhelyi shkruan se reforma duhet të përmbyllet pa vonesa dhe në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Europës.

Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës.”- shkruan ai në Twitter.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderoi komisionierin europian për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, për mbështetjen ndaj Shqipërisë. “Theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar në Reformën Zgjedhore. Nënvijëzova se vullneti politik është vendimtar në përmbylljen e saj dhe për të siguruar zgjedhje demokratike, të çliruara nga blerja e votës dhe ndikimi i krimit të organizuar”, shkroi Basha në Twitter pas takimit.

Këshilli i Europës kërkoi në mars përmbylljen e Reformës Zgjedhore duke adresuar propozimet e OSBE/ODIHR.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME