HomeLajme

Komisioni i Ligjeve diskuton projektbuxhetin për vitin 2020

komisioni i ligjeve

Komisioni i Ligjeve po diskuton në mbledhjen e kësaj të hëne projektbuxhetin për vitin 2020 të disa institucioneve.

Diskutimi ka nisur me buxhetin për Prokurorinë e Përgjithshme, ku drejtori i drejtorisë së financave, Luan Abazi, ka deklaruar se pritet të ketë ulje të buxhetit për këtë institucion, ashtu siç do t’i shkurtohen edhe 60 punonjës.

“Në zëra të veçantë jemi me ulje për vitin 2020. Për fondin e pagave është menduar që PP t’i shkurtohen 60 punonjës. Ne nuk jemi dakord. Ka ulje ne zerin per masen operative. Per investimevet kerkojme shtese dhe duhet negociuar, pasi shtesa shkon ne permiresimin e sistemeve dhe sidomos per sistemin e pergjimeve. Kerkesat te merren ne konsiderate qe te kete funksionim te mire te institucionit per vitin 2020”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë, relatori për buxhetin 2020, Bashkim Fino, është shprehur se “Qendrimet e perfaqesursit te PP nuk qendrojne. Largimet me 60 veta behen se do shkojne per krijimin e SPAK”.

Abazi: Shkurtimi prej 60 vetash do ndikoje ne nr e prokuroreve.

Ulsi Manja: Nuk ndaj te njejtin mendim, pasi prokuroret e SPAK vijne nga brenda sistemit. Por nese do kete nevoje, KLP do kerkoje me teper prokurore, do e diskutojme. Çeshtja e prokuroreve eshte e mbyllur.

Sekretari i Përgjithshëm i Kushtetueses, Eugen Papandili, tha se për vitin 2020 ky institucion ka ulje në buxhet.

Sipas tij, janë hequr 3 milionë lekë të reja për shpenzimet operative. Por, për deputetin socialist, Bashkim Fino, kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi buxheti për Gjykatën Kushtetuese është në rritje dhe i mjaftueshëm për aktivitetin e saj.

Papandili: Per vitin 2020, kemi ulje ne buxhet. Na kane hequr 3 milionë leke te reja nga zëri i shpenzimeve operative. Kerkese sa i takon ambienteve te GjK, qe jane te vjetra, dhe anertaret e rinj te GjK kane nisur pune. Nuk eshte marre parasysh kerkesa per rikonstruksion.

Bashkim Fino: Buxheti per GjK eshte ne rritje dhe i mjaftueshem per aktivitetin e saj. Ne vitin 2019 jane harxhuar vetem gjysma e buxhetit per mallrat e shpenzimet. Persa i takon investimeve, duhet te beni analize financiare per investimet.


TË NGJASHME