HomePolitikë

Komisioni i Ligjeve rrëzon dy dekrete të Presidentit, ja për kë bëhet fjalë

Ditën e sotme, Komisioni i ligjeve rrëzoi dy dekretet e presidentit Ilir Meta, të cilat i ishin kthyer Kuvendit për rishqyrtim.

Kemi të bëjmë me dekretin numër 11.456, “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, të njohur si anti-KÇK.

Ndërsa dekreti tjetër është ai me numër 11.457, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””.

Presidenti i Republikës i ktheu Kuvendit për shqyrtim dy ligjet në fjalë vetëm pak ditë më parë duke theksuar se cënonin dispozitat kushtetuve.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME