HomePolitikë

Komisioni i Venecias, Meta jep 4 arsyet pse i dha të drejtë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një dalje për mediat, Meta ka renditur 4 pika të këtij drafti, lidhur me përplasjet mes Kuvendit dhe Presidencës dhe mënyrën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Vlerësova të rëndësishme të zhvilloj këtë konferencë, duke vlerësuar se fundjava që lamë pas pati disa zhvillime të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën e çeljes së negociata. E nisa këtë javë me takimin me ambasadorin Zef Mazi.

E di që jeni lodhur, por ju kërkoj vetëm tre minuta përqëndrim nga ju për të sqaruar edhe një herë sipas Venecias jo sipas Presidentit, se cilat kanë qene raportet dhe qëndrimet e presidentit në raport me Kushtetutën e ligjin.

Komisioni i Venecias, konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të ish-kreut të KED dhe mënyrës së dërgimit të listave. Opinioni qartë se përgjegjësia indivuale është e provuar sepse nuk e diskutoi në mbledhje më anëtarët e tjerë të KED, sic e kërkon ligji.

Ceshtja e dytë, Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka vepruar në mënyrë jo transparente.

Cështja e tretë, Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me ligjin por kanë ruajtur të gjithë procesin.

Cështja e katërt, në lidhje me ligjin antikushtuesin për betimin e gjyqtarëve, Venecia konfirmoi se betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës, madje është parakusht për nisjen e punës së tij. (Paragrafët 99-100).

Unë e mbajta fjalën nuk iu mora shumë kohë, raporti është i gjatë, por këto janë katër pikat thelbësore që sqarojnë raportin e Presidentit, me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet” u shpreh Meta.

Sipas Metës, opinini i Komisionit të Venecias sqaron në mënyrën më të kristaltë të gjitha raportet e institucioneve të përfshira në këtë debat për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të kemi asnjë reagim për ata që nuk e kanë lexuar mirë se çfarë thotë raporti i Komisionit të Venecias. Për KED, parlamentin dhe shumë aspekte të tjera. Është e qartë se Komisioni i Venecias, i sqaron në mënyrën më të kristaltë të gjitha raportet e institucioneve të përfshira në këtë debat për këtë çështje. Nuk ekziston asnjë presje që të ketë një vërejtje apo kritike për presidentin e Republikës. Nuk do doja që të lexoja këtu për KED, apo kryetarin e saj, apo për institucione të tjera. Po kështu, të vetmen ide që nuk e kundërshtoj dot për ndryshime kushtetuese nga ky Kuvend që janë renditur nga Venecia, është që unë si presidentin nuk e kundërshtojë dot është që presidenti të zgjidhet nga populli.”, tha Meta.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME