HomePolitikë

Komisionin e Venecias/ Shkarkimi i Metës, çfarë do ndodh në 11 tetor

ilir-meta

Komisioni i Venecias vlerësoi se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese ndërsa vendosi të anulojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Në draft opinionin e tij, Komisioni megjithatë vëren se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.  Pikërisht ky draft opinionin është diskutuar mbrëmjen e kësaj të hënë studion e emisionit Opinion.

Fatos Hakorja, kryeredaktor të TV Klan tha se në 11 Tetor palët do të përballen në Komisionin e Venecias dhe më pas do të jepet vendimi përfundimtar. Por sipas tij, opinioni i Komisionit të Venecias nuk është detyrues.

“Palët do të ballafaqohen në komision dhe më pas Venecia do të jap vendimin përfundimtar. Ndodh që Venecia ndryshon opinionin dhe kjo ndodhi për reformën në drejtësi. Ky është një opinion, nuk është detyrues por merr një rëndësi të madhe pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese”, tha Fatos Hakorja.

Taulant Balla do të shkojë në Venecia si përfaqësues politik i mazhorancës në mbledhjen e 11 tetorit. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga zoti Balla që të jetë në Komisionin e Venecias.

Po ashtu i Meta ka marrë ftesë për të qenë në mbledhjen 2-ditore dhe burime pranë Presidencës konfirmuan se Presidenti do të jetë në Venecia së bashku me këshilltarët juridikë./ Opinion.al


TË NGJASHME