HomeSport

Komplikohet transferimi i de Ligt te Juventus, Ajax refuzon ofertën e bardhezinjve

Merkato e kësaj vere, ka qenë ë mbushur me transferime të shumta dhe me shifra të çmendura. Ditën e sotme pritet të bëhet zyrtarizimi dhe prezantimi i de Jong te Barcelona, megjithatë në këtë ditë del sërish në skenë emri i de Ligt. Për mbrojtësin e Ajax, Barcelona pati një interesim të lartë, por në fund nuk u arrit një marrëveshje dhe sipas shumë mediave, talenti holandez shihet pranë një kalimi te Juventus. Por, e përditshmja spanjolle “Marca”, del kundra rrymës dhe shkruan se tratativat mes Juventus dhe de Ligt kanë ngecur. Problemi qëndron me ofertën që drejtuesit e Juventus kanë paraqitur për klubin holandez.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, kanë parashtruar për Ajax një ofertë prej plot 65 milionë euro cash, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh. Mesa duket, kjo ofertë është refuzuar nga Ajax. Edhe pse Juventus mendon ta kryejë këtë tratativë falë dëshirës së lojtarit dhe marrëdhënies së mirë me agjentin e tij, drejtuesit e Ajax mendojnë të kundërtën.Duke qenë se largimi i tij është i sigurt, drejtuesit e Ajax, dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur.

Drejtuesit e klubi blaugrana dëshirojnë të mbajnë të bashkuar dyshen de Ligt-de Jong, për këtë arsye i kanë ofruar Ajax 75 milion euro kesh, praktikisht aq sa është dhe klauzola e largimit. Vëmendja ndaj de Ligt është spostuar disi pasi drejtuesit e Barçës janë të fokusuar për të mbyllur marrëveshjen me PSG për Neymar por nuk kanë hequr kurrë dorë nga ideja për të transferuar kapitenin e Ajax në “Camp Nou”.


TË NGJASHME