HomeKulturë

Kompozitori feston 90 vjetorin, Inva Mula dhurat speciale

Baritoni dhe kompozitor i njohur Avni Mula, i cili është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë e tij, që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme ka mbushur plot 90 vjeç.

Mjeshtri i madh, i cili është njëherësh edhe babai i sopranos së famshme Inva Mula ka festuar ditën e djeshme 90-vjetorin.

Inva përmes rrjeteve sociale i bën një dedikim special për këtë përvjetor.

“90 vjet muzike te mbushur me dashuri ! Faleminderit bab i dashur per gjithshka ti me dhurove ne jete”, shkruan Inva Mula në facebook. Edhe gotanews bashkohet me urimet e shumta dhe i uron mjeshtrit të madh edhe shumë vite të lumtura!


TË NGJASHME