HomeLajme

Koncensioni i pompave të karburantit, reagon Ministria e Financave

anila_denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka reaguar pas debatit të krijuar për dhënien me koncension të shërbimit të kontrollit të pompave të naftës.

Në një deklaratë zyrtare, Denaj thotë se nuk do të ketë rritje çmimi pasi koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit.

Pjesë nga deklarata:

Lidhur me procesin e negocimit të kontratës midis MFE dhe subjektit fitues, koncensionarit (NOA Control” Sh.p.k:


MFE, ka vendosur kushte në draftkontratën e hartuar sipas procedurës, ku garanton mosndryshimin e tarifës së shërbimit, e cila përcaktohet dhe do të zbatohet sipas Udhëzim nr.2 datë 8.2.2013 “Tarifat dhe Pagesat e Sherbimeve” dhe do të mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njejtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi.

Në draftkontratë parashikohet mekanizmi i indeksimit të tarifës në varësi të ndryshimit të normës së inflacionit të publikuar nga INSTAT, i cili në çdo rast do të jetë i aplikueshëm vetëm mbi bazën e dakortësisë së MFE.

Draftkontrata përcakton në mënyrë të qartë dhe normon garantimin e cilësisëë dhe standarded e ofrimit të shërbimit nga koncesionari.

Instrumentet monitorues janë parashikuar të realizohen nëpërmjet raportimeve në kohë reale të shkeljeve të konstatuara në një sistem online të përpunimit të të dhënave si dhe do të raportohet periodikisht pranë ministrisë së financave dhe ekonomisë në bazë të raporteve 1-mujore, 3-mujore dhe vjetore.

Pra draftkontrata përmban dispozita të cilat përveç elementëve të tjerë të domosdoshëm për normimin e ofrimit të shërbimit, përcaktojnë edhe rregulla në funksion të ruajtjes të standardeve të cilësisë së kontrollit si dhe të ritjes së masave mbrojtëse në interes të konsumatorit.

Gjithashu, drafkontrata sanksionon zbatimin me rigorozitet të legjislacionit fiskal duke sjellë eliminimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.


TË NGJASHME