HomeSociale

Koncesionet me PPP/ Rama premton ndërtimin e të tjera rrugëve: Do të hapim garën për …

Pas hapjes së garës për koncesionin e rrugës Milot-Fier, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ajo do të jetë me pagesë por do të ketë dhe rrugë pa pagesë me kushte të tjera dhe mundësi të tjera.

Rama tha se Korridori blu ishte pjesë e procesit të Berlinit, por për shkak të vonesave dhe burokracive qeveria shqiptare nuk do të priste deri në pafundësi por u veprua me PPP.

”Një aks rrugor për ëndrrat, shpresat e premtimet, e të gjitha viteve, ndonëse u shfaqën në vitet e pluralizmit. E kemi shpallur ambicien për Korridorin blu. Korridori blu është vendosur në tryezën e procesit të Berlini, është kthyer në prioritet për procesin e Berlinit. Më pas është bërë i mundur për mbështetjen teknike siç e tha ministrja, për fillimin e punës për këtë korridor duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka mekanizmat e pashmangshëm europiane kanë sjellë.

Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier. Të sulmuara egërsisht nga kundërshtarët e çdo pune dhe çdo përpjekje që ne jemi përpjekur të bëjmë.

Më pas në kushtet e një situate të re të krijuar kur u angazhuam në paktin për Universitetin, ne zhvendosëm gjithë volumin e Thumanë- Kashar, tek transformimi i të gjitha kushteve të jetesës dhe të mësimit të studentëve. Faktikisht, edhe pse dal jashtë teme, me Bashkinë e Tiranë po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.”- tha Rama.

Gjithashtu Rama ka bërë publike edhe faktin se qeveria po punon me Bashkinë e Tiranës për të hapur garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

Projekte janë të paralajmëruara nga kryeministri Rama por tashmë duket se kanë kaluar në një fazë tjetër të konkretizimit me PPP.

‘’Faktikisht, edhe pse dal jashtë teme, me Bashkinë e Tiranë po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

Segmenti Milot- Balldren është në një proces kohor të paezauruar dhe kjo është dhe arsyeja se pse për momentin flasim për një formulë të re. Nuk e ngarkon shtetit shqiptar me asgjë më shumë se sa një garanci minimale trafiku. Praktikë e mirënjohur publikisht në çdo vend të botës. Financim masiv prej 1 miliardë e thuajse 200 milionë eurosh do bëhet nga fituesi i kësaj gare. Kuptohet do kemi një aks të Korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në Unazën ku lëviz një pjesë shumë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik.

Me këtë aks do ndodhë një transformim kolosal. U prekën shumë elementë por nëse do të shohim bilancin e vdekjeve dhe të plagosjeve të gjitha viteve, në segmentin Milot- Tiranë, është për të vënë duart në kokë.

Përsëri kemi një nivel të papranueshëm aksidentesh që përfundojnë me vdekje, humbje jete, plagosje. Kjo do jetë rrugë europiane, jo me fjalë, por në rrugë. Do jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë qarkullimin pa pagesë por me shpejtë të ndryshme, dhe kushte të ndrysh,e. Nga Morina në Fier do të shkohet për 3 orë.

Aksesi i gjithë turistëve nga Kosova në bregun e Jonit, jo vetëm do jetë shumë i shpejtë. ‘’- tha Rama.

Rama premtoi edhe ndërtimin e veprave të tjera infrastrukturore. Ai tha se në Rinas nuk do të hyet më fshehtas, ndërsa shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë.

“Nuk do të duhet më të hyhet mçeftas në Rinas se jemi vendi i vetëm në Europë, që shkohet mçeftas, futesh në një kthesë dhe hyn në rrugë fshati, se më parë ishte një shteg fshati. Shumë shpejt do nisim ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, sëbashku me projektin e lidhjes së shkurtër lart me Malin e Zi që do bëjë të mundur edhe nga ana e Shkodrës të vihet në Shqipëri përmes një rruge turistike. Do krijojmë një tjetër perceptim për Shqipërinë, për të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë”,- tha Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME