HomePolitikë

Koncesioni për Tiranë-Elbasan, Rama thumbon PD e LSI: U bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Shkodra për gjobën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit prej 44 milionë  eurosh për rrugën Tiranë- Elbasan.

Pikërisht qeveria duhet t’ia paguajë këtë gjobë kompanisë greke “Aktor’”, por Rama ia faturon fajin qeverisë së kaluar të PD dhe LSI.

Sipas Ramës qeveria e kaluar i bëri tenderat për faqe të zezë dhe një dëshmi është Tiranë-Elbasan që u kthye tashmë në kosto për buxhetin e shtetit.

Ai madje ironizon duke thënë se u bashkua rrushi blu dhe rrushin e kuq dhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.

“Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit”,- tha Rama.


TË NGJASHME