HomePolitikë

Konferenca e Donatorëve, flet Von der Leyen: Marrëveshje për transparencë

usula

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat së bashku me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve.

Von der Leyen u ndal në transparencën e investimit të shumës prej 1.15 miliardë euro, duke shtuar se në të ardhmen do të nënshkruhet një marrëveshje ku do të përcaktohen parimet e transparencës së llogaridhënies.

Kemi rënë dakord të kemi një marrëveshje, ku do të përcaktojmë parimet e transparencës së llogaridhënies. Duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme solidariteti me popullin shqiptar të investohet në mënyrën e duhur, transparente, llogaridhënëse dhe për këtë jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë, për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Marrëveshjen do ta nënshkruajmë së bashku me Ramën”,-tha Presidentja e KE.

Presidentja e Komisionit Europian u pyet dhe në lidhje me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ajo shtoi se ka ardhur koha që të filloj hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 “Ka ardhur koha që ne të fillojmë të hapim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne iu kemi kërkuar shumë gjëra dhe ata i bënë të gjitha. Tani na takon ne të jemi një partner i besueshëm dhe të punojmë për qëllimin”,-tha Presidentja e KE.

Ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale Presidentja e KE,  Ursula von der Leyen është shprehur e befasuar nga rezultati i Konferencës së Donacioneve, në të cilën u mblodhën 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Reagimi

Lajm i mirë për njerëzit e Shqipërisë: Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin dhe arritëm në një total prej 1.15 miliardë €, përfshirë kontributet e 400 milion € të BE. Jam befasuar nga mbështetja. Edhe një herë Evropa qëndron së bashku kur ka më shumë rëndësi!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME