HomePolitikë

Konferenca e Kryetarëve, zbulohen masat për seancën plenare

Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi për media informon deputetët për masat mbrojtëse që merren për zhvillimin e seancës plenare të datës 16 prill 2020, ora 10:00.

Në hyrje të Sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësore prezent ne sallë. Punonjësit e Administratës së Kuvendit do të pajisin deputetët me maska e doreza.
Në Sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës të pajisur me maska dhe doreza.

Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktur dhe të pajisur me maska dhe doreza.
Deputetët e pranishëm do të pozicionohen në sallë, llozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.

Seanca plenare do të transmetohet live nga TVSh e cila do të prodhojë sinjal për të gjitha televizionet.

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua edhe koha e diskutimeve, në përfundim të së cilës, në mbështetje të nenit 48, pika 3 të Rregullores, u ra dakort sa vijon: Koha totale 120 minuta. Referuar përbërjes politike të Kuvendit kjo kohë ndahet si më poshtë: 70 minuta koha në dispozicion të shumicës; 50 minuta koha në dispozicion të pakicës. Koha e pakicës referuar grupeve parlamentare ndahet: 15 minuta për çdo grup parlamentar (3 grupe x 15 minuta = 45 minuta) 5 minuta në dispozicion të deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

Po ashtu, mbledhjet e komisioneve parlamentare duke filluar nga java e ardhshme do të transmetohen drejtpërdrejtë on line në faqen zyrtare të Kuvendit në internet. Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit në mbledhjen e Konferencës solli në vëmendjen e anëtarëve të Konferencës respektimin e rregullave të mëposhtme:

Duhet të kihet kujdes e të ruhet etika në komunikim nga deputetët gjatë zhvillimit të mbledhjes online.

Deputetët duhet të gjejnë një vend të përshtatshëm (sfondi) komunikimi gjatë zhvillimit të mbledhjes.

Kryetari i komisionit ka të drejtë të përjashtojë nga mbledhja deputetin i cili nuk zbaton rregullat e mësipërme.

Dokumentacionin parlamentar për çështjet e planifikuara për seancën e datës 16 prill do ta merrni si gjithmonë me anë të postës elektronike

Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi për media informon deputetët jashtë grupeve parlamentare për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur një ditë më parë, e cila miratoi programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit si dhe grafikun e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.


TË NGJASHME