HomePolitikë

Konferencë e jashtëzakonshme: PD po nxjerr me zë e figurë provat që ‘nxijne’ ministrin Xhafaj

Pasi kryetari Basha mbylli fjalën e tij në Kuvend mes debateve me Ruçin, Partia Demokratike lëshoi një njoftim për mediat.

Në njoftim bëhet e ditur se në orën 13:30 nga selia e PD do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme

Mësohet se opozita do të publikojë të tjera prova që sipas saj ‘kryqëzojnë’ ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Para kësaj konference, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se së shpejti do të dalin prova me zë e me figurë, çka nënkupton publikimin e videove të tjera/gazeta-shqip.com


TË NGJASHME