HomePolitikë

Konferenca për Perspektivën Europiane, Cakaj: Fokusi tek hapja e negociatave dhe …

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Europiane, të zhvilluar në Selanik.

Përmes një reagimi në “Facebook” Cakaj u shpreh se temat kryesore të diskutimit ishin çështja e negociatave dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Sipas tij, në konferencë u theksua domosdoshmëria e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu u tha se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës, është i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

Në përfundim të shkrimit të tij Cakaj tha: “Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”

K.S./ GotaNews


TË NGJASHME