HomePolitikë

Konfirmohen dhe 5 kryebashkiakë të tjerë të PS-së

Procesi i konfirmimit të fituesve të 30 Qershorit ka vijuar edhe në disa rrethe të tjera, pas bashkisë së Durrësit.

Gjykata e Elbasanit ka njohur si kryebashkiak të Prrenjasit Nuri Belbën si dhe ka konfirmuar si fitues në Belsh Arif Tafanin.

Në Vlorë, gjykata ka njohur si kryebashkiak të Selenicës kandidatitn socialist, Pëllumb Binaj, ndërsa gjykata e Shkodrës ka konfirmuar Fran Tucin në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit.

Edhe Gjykata e Krujës ka njohur si fitues Artur Bushin.Deri më tani, më shumë se gjysma e fituesve janë certifikuar nga gjykatat, ndërsa të tjerat janë ende në proces. Për 5 bashki pritet si fillim të shprehet Kolegji zgjedhor, pasi ka pasur ankimim nga Bindja Demokratike.


TË NGJASHME