HomeSport

Konfirmohet gjithçka, Hysaj drejt ekipit spanjoll

Elseid Hysaj, mbrojtësi me origjinë shqiptare është shumë pranë kalimit në Spanjë te skuadra e Valencias.

Konfirmimi vjen nga agjenti i lojtarit të krahut të djathtë, i cili zbulon se mbrojtësi ka pranuar të bashkohet me Valencian, por paralajmëron se koha për të mbyllur një transferim të tillë nuk premton.

Hysaj mund të bashkohet me Valencia, por gjithçka është akoma në ajër. Ne kemi arritur një marrëveshje me Valencian. Tani Napoli do të duhet të gjejë një marrëveshje me lojtarin, por kërkon kohë sepse është një transferim ndërkombëtar. Nëse një marrëveshje nuk gjendet sot, ai do të qëndrojë te Napoli.”-tha Giuffredi për “Sportitalia”.

Valencia e shikon 25 vjeçarin shqiptar si lojtarin ideal për të zëvendësuar Cristiano Piccini, i cili do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Për kartonin e Hysaj, Napoli kërkon jo më pak se 20 milionë euro, me hipotezën e huazimit që bie totalisht poshtë.


TË NGJASHME