HomeSociale

Konfirmohet në detyrë kryeprokurori i Apelit të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Dritan Peka.

Rivlerësimi i tij u bë për të tre kriteret.

seancën e drejtuar nga treshja e gjyqtarëve Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj, prokurori Peka zgjodhur të ishte vetë i pranishëm bashkë me avokatin për të pritur vendimin.

Megjithatë KPK konstatoi më parë probleme në aspektin profesional, duke nënvizuar se Peka – në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, nuk kishte marrë masa ndaj një prokurori për mos ushtrimin e rekursi.

Komisioni ngriti dyshime edhe për ligjshmërinë e emërimit të një punonjësi të administratës i cili më pas rezultonte të mos kishte qenë në detyrë për një periudhë kohore disa mujore.

Peka i kundërshtoi gjetjet e KPK-së.


TË NGJASHME