HomeShëndeti

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Itali, izolohet pacienti që vinte nga…

Është regjistruar rasti i parë i lisë së majmunëve në shtetin fqinj, Itali. Rasti është identifikuar në spitalin Spallanzani në Romë tek një burrë që u kthye pas një udhëtimi në Ishujt Kanarie. Fillimisht ai është paraqitur në urgjencën Umberto 1, por simptomat e panjohura bënë që të dërgohej në spitalin qëndror ku edhe është izolur.

“ISS ka ngritur një task-forcë të përbërë nga ekspertë të sektorit dhe ka kontaktuar rrjetet roje të qendrave të infeksioneve séksualisht të transmetueshme me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të situatës kombëtare”, kështu shkruhet në një shënim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në lidhje me rastet e lisë së majmunëve.

“Ministria e Shëndetësisë po monitoron nga afër rastet e lisë së majmunëve të raportuara në Itali dhe që ka alarmuar Rajonet për gjurmimin e çdo rasti. Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) ka aktivizuar gjithashtu një grup pune” tha Anna Teresa Palamara, e cila drejton Departamentin e Sëmundjeve Infektive të ISS.

Spitali i Spallanzanit shpjegon se “pamja klinike ishte karakteristike dhe virusi i lisë së majmunit u identifikua me shpejtësi me teknikat molekulare dhe renditjen e gjeneve nga mostrat e lezioneve të lëkurës. Momentalisht ndodhet i shtruar në izolim dhe po vijojnë hetimet epidemiologjike dhe gjurmimet e kontakteve të tij”. Dy raste të tjera të dyshuara të lisë së majmunëve po hetohen nga mjekët në spitalin e Spallanzanit. Këtë e ka bërë të ditur vetë spitali, duke nënvizuar se “për momentin tre rastet e konstatuara dhe rastet e tjera të ndodhura në vendet e tjera të Europës dhe në Amerikën e Veriut nuk tregojnë shenja klinike seriozite”./ Burimi: ANSA | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME