HomeLajmi i Fundit

Konflikti për pronësinë e pallatit/ Flet pronaria e tokës: Albert Allmuça më ka 4800 euro borxh, i kërkova…

Zbardhja e konfliktit ndëmjet dy biznesmenëve,ka vijuar më tej, ku minutë pas minute, dalin detaje të reja. Pas këtij konflikti ku mbeti i plagosyr biznesmeni Sino Llanaj, janë hapur edhe disa çështje të tjera me rëndësi.

Pëveç dy protagonistëve kryesorë të implikuar në konflikt, siç duket pasojat po i pëjetojnë edhe palë të treta, ku një ta është dhe pronarja e tokës.

Ajo u shpreh për “BallkanWeb”, se biznesmeni Albert Allmuça i kishte 4800 euro borxh. Pronarja i kishte kërkuar 4000 euro nga lekët e veta, pasi donte të shtrohej në spital.

“Kam tërë këto vite që vij dhe më thonë të iki. Allmuça më ka 4800 euro, më shmanget. I thashë mbaji 800 euro, më jep 4 mijë se do të shtrohem në spital. Asgjë nuk më ka ardhur. Ai më thotë që është nëpër gjyqe, kam nisur të marr një kredi. I thashë se nuk më duhet kredia jote, se unë jam nëpër spitale”, tha qytetarja.