HomePolitikë

Konjufca kërkon largimin e 7 ambasadorëve nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar kthimin e disa ambasadorëve në vendin e tyre, mes tyre është edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku.

Ndërsa ka publikuar edhe emrat e ambasadorëve, Konjufca me anë të një postimi në “Facebook” është shprehur se që në fillim të mandatit është zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Postimi i plotë

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës. Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik”, thuhet në njoftim.

Këta janë ambasadorët e shkarkuar nga Konjufca:
Vlora Çitaku
Edon CanaLirim Grejçevci
Shpend Kallaba
Mimoza Ahmetaj
Ylber Hysa
Ramadan Avdiu

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME