HomePolitikë

Konstituohet këshilli bashkiak i Krujës

Ditën e sotme është konstituuar edhe Këshilli i ri Bashkiak i Krujës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në mbledhjen e sotme kanë marrë mandatet 27 këshilltarë nga 31 në total, ndërsa kreu i këshillit është zgjedhur Besa Sheta, drejtorëshe e gjimnazit Krujë.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe kryebashkiaku i Krujes Artur Bushi, duke regjistruar kështu mandatin e dytë.

Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të Këshillit të Bashkisë Krujë kanë qenë edhe prefekti i Durrësit si dhe dy deputetët Eglantina Gjermeni e Rrahman Rraja.


TË NGJASHME