HomePolitikë

Konstituohet parlamenti izraelit

Deputetët e rinjë të parlamentit izraelit janë betuar më 3 tetor, por kohëzgjatja e mandatit të tyre varet nëse do të ketë apo jo një shumicë parlamentare për të formuar qeverinë.

Në ceremoni presidenti i Izraelit, Ruven Rivlin, paralajmëroi se demokracia izraelite ishte “në një gjendje të jashtëzakonshme” dhe se formimi i një qeverie është i nevojshëm, sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidenti, i cili mbron formimin e një koalicioni të gjerë qeverisës, tha se “formimi i një qeverie nuk është vetëm dëshira e njerëzve, por më shumë se kurrë, në një kohë si kjo, është një nevojë ekonomike dhe sigurie”,shkruan REL. Kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu për herë të dytë brenda një viti po provon të formojë një koalicion qeverisës, pasi zgjedhjet e muajit të kaluar nuk prodhuan një fitues të qartë.

Zgjedhje janë mbajtur edhe në fillim të vitit, mirëpo Netanyahu nuk arriti të formojë shumicën parlamentare.

Në zgjedhjet e muajit të kaluar, Aleanca Blu dhe Bardhë e Benny Gantz ka fituar 33 ulëse, derisa partia Likud e Netanyahut ka fituar 32 në parlamentin me 120 vende.

Të dyja partitë kanë zhvilluar bisedime për formimin e një qeveria të unitetit mirëpo deri më tani nuk kanë arritur ujdi.


TË NGJASHME