HomeShëndeti

Konsumimi i bananeve parandalon sulmet e zemrës dhe trurit

Konsumimi i bananeve në përditshmëri mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe trurit – thonë hulumtimet e reja.

Të pasura me kalium, ushqimet si banania i ndalojnë bllokadat fatale dhe e parandalojnë ngushtimin e artereve.

Hulumtuesit nga Universiteti i Alabamas i kanë zbuluar këto efekte pasi i kanë analizuar minjtë të cilët kanë qenë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Minjtë të cilët ishin ushqyer me dieta që përmbanin sasi të larta të kaliumit kishin pasur shëndet më të mirë kardiovaskular.

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të konsumoni 3,500mg kalium në ditë – çereku i kësaj sasie përmbushet nga dy banane të vetme.

Ushqimet tjera të pasura me kalium janë patatet, brokoli, farat, peshku, etj.


TË NGJASHME