HomeShëndeti

Konsumoni këto ushqime dhe flokët tuaj do të rriten më shpejt

Ndryshimi në regjimin ushqimor, do t’ju ndihmojë që flokët tuaj të rriten edhe më shpejt. Konsumoni më shumë këto produkte që ne po ju sugjerojmë dhe flokët tuaj do të rriten më shpejt sesa e mendoni.

Fileto pule
Mishi i pulës përmban shumë proteina, të cilat janë shumë të domosdoshme për prodhimin e keratinës.

Vezë
Vezët përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, të cilat janë edhe elementët kryesorë që ndihmojnë për rritjen e flokëve.

Bajame
Bajamet kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës E, e cila është përgjegjëse për rritjen dhe fuqizimin e rrënjës së flokut.

Thjerrëza
Thjerrëzat përmbajnë një sasi të madhe të hekurit dhe ky përbërës ndikon direkt në rritjen e flokëve.

Salmoni
Përmban shumë Omega-3, çka ndihmon për rritjen e shëndetshme të flokut dhe rigjenerimin e pjesës së dëmtuar.

 


TË NGJASHME